Me afrimin e sezonit të vjeshtës dhe për të plotësuar nevojat e atyre klientëve që duan t’i japin ngrohtësi e komoditet shtëpive të tyre duke shtuar elementin e drurit në to, kompania Billa sjell këto dite surprizën që synon përmbushjen e kësaj nevoje me çmimet me të mira në vend.

Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete hidrosanitare e mobilje nxjerr në ofertë gjithë produktet e laminatit dhe parketit. Kjo ngjarje sjell përfitime direkte për konsumatorin pasi i gjithë malli ekzistues laminat e parkete vendoset në çmime të pazakonta deri në ditën e fundit të muajit.

Klientët do te kenë mundësi zgjedhje ndër 45 modele që gjendet me çmimet më të më mira në treg. Mes varianteve të çdo kategorie laminati e mes brandeve më të famshme evropiane spikat kombinimi më i kërkuar, ai i kategorisë AC 5 me trashësi 12 mm përfshirë blinduesin dhe nënshtresën, që mund të përfitohet nga klientët për çmimin ekskluziv prej vetëm 11.5 eurosh

Oferta do të zgjasë edhe 3 ditë të tjera, deri në diten e fundit të muajit shtator. Klientët do të mund të përfitojnë duke u drejtuar në show roomin me të afërt Billa.

Billa është një ndër korporatat e pakta në vend që shtrihet në mënyre policentrike me qendra vendimmarrje në Shqipëri, Spanjë e Belgjikë. Ky lloj strukturimi duket se bën të pandalshëm zhvillimin madje edhe në kohë të pandemisë globale. Provë për këtë është zgjerimin i shpejtë i kanalit të shitjeve brenda e jashtë vendit dhe zgjerimi vertikal i portofolit . Kjo sjellë në mënyrë periodike risi dhe arritje jo vetëm në ekonominë vendase por dhe një shembull për t’u respektuar ne tregun evropian.

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, sot Billa renditet si distributori kryesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duke përfaqësuar një nga shembujt më pozitivë të ekonomisë shqiptare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: