Sukses i ri për Taylor Swift. Billboard ka publikuar listën e albumeve më të dëgjuar të 2018 dhe pop stari është në krye me “Reputation”.

28-vjeçarja ndiqet nga Drake me (“Scorpion”) dhe Post Malone (me “Beerbongs & Bentleys”). Kjo është hera e tretë që Taylor ka fituar këtë titull në klasifikimin amerikan Billboard 200 të fundvitit.

Më parë ajo ka triumfuar në 2015 më ‘1989’ dhe në 2009 me “Fearless”.

Albumi ka dalë në 10 nëntor 2017, dhe është renditur në krye të klasifikimit javor Billboard 200 në 2 dhjetor 2017 (java e parë e vitit e vlefshme për klasifikimin)

“Reputation” më pas kaloi katër javë në vend të parë dhe ka mbajtur vendin e 40 disqeve të para për 48 jave rresht.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb