TIRANE

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gjergj Çibuku administrator i Çibuku sh.p.k. foli për vështirësitë që po hasin për grumbullimin e bimëve medicinale, sidomos për zonën e Korçës, që ai mbulon. Çibuku tha se vetëm në Korçë janë 2 600 ha tokë e kultivuar, teksa kërkoi nga kryepleqtë e fshatrave dhe Policia e Shtetit më shumë tolerancë për këtë sektor.

“Brenda orarit të përcaktuar 05-13:00 nuk mund të bëhet vjelja apo grumbullimi i bimëve. Në Korçë janë 2 600 ha tokë e kultivuar, ndaj kërkojmë përkrahje me subvencione dhe moskufizime të orareve. Duam mirëkuptimin e kryepleqëve dhe të Policisë së Shtetit që kjo gjë të lejohet, pasi sjell dëm të madh tek familjarët. Ne produktet dhe kontratat i kemi, nuk po i realizojmë dot nga kjo pendemi që ndodhi. Duam mirëkuptim dhe tolerancë, po iu ndalohet buka e gojës. Nga grantet e IPARD nuk kemi përfituar asnjëherë, bimët po i shesim bruto në tregun kombëtar, nuk mund ta bëjmë dot pa mbështetjen e IPARD. Duhet një zgjidhje, pasi është mbështetje e madhe”- Gjergj Çibuku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb