Nga Parisi në Londër në website Indipendent, deri në Brazil, fotot e këtyre dy vajzave të vogla afro-amerikane po bëjnë xhiron e botës. Janë motrat binjake, edhe pse me një lëkurë ndryshe dhe me ngjyrën e syve të ndryshme.
Isabella dhe Gabrielle janë nga Midwest dhe janë 7 muajshe.
Njëra ka sy gri tjetra të kafe të errët. Profili në Instagram i Little Strong Girls i krijuar nga mami Clementina Shipley, numëron pothuajse 20 mijë ndjekës.

Një album i familjes ku tregohet rritja e tre fëmijëve të tyre (binjaket kanë edhe një motër më të madhe Angelina, që është dy vjet më e madhe), është bërë pa vetëdije simbol i bukurisë së lëkurës me ngjyrë dhe i asaj me nuanca.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb