Dy vëllezërit më të pëlqyer nga publiku, Donald dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditën e tyre të lindjes.

Binjakët kanë mbushur plot 27-vjeç dhe urimi i parë ka në këtë ditë të veçantë për ta ka ardhur nga këngëtari më të cilin janë bërë të pandashëm tashmë, Elgit Doda.

Kantautori ka postuar një foto në InstaStory ku shfaqet me dy djemtë ku janë duke qeshur dhe krahas imazhit shkroi urimin e veçantë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç. Gëzuar ditëlindjen çunat e mi”. Kujtojmë se disa muaj më parë këngëtari ishte ftuar në programin e binjakëve “Më lër të flas” ku tregoi se nuk i shihte dot me sy djemtë para se t’i njihte. Megjithatë, shtoi se pasi u takuan dhe darkuan ndryshoi mendim.

“Ju më ftuat në një emision tjetër. U ulëm për darkë dhe unë nuk ju duroja dot, nuk ju shihja dot me sy. Kisha një paragjykim të madh. Por pas asaj darke mirë që u pamë me sy por kemi kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin.”- tha ai asokohe.

Tashmë Elgiti dhe binjakët kanë sjellë këngë të cilat i kanë kthyer në hit edhe janë mjaft të pëlqyera nga publiku.

Disa muaj më parë tre djemtë sollën këngën “Picasso”, e cila numëron miliona klikime në youtube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb