Ekipi i Luganos ka korrur fitoren e katërt radhazi dhe për këtë kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë dy lojtarët me origjinë shqiptare, Alioski dhe Sadiku. Njëri mbron ngjyrat e Maqedonisë dhe tjetri të Shqipërisë, por kjo nuk i pengon të bashkëpunojnë më së miri në fushë për t’u kthyer në makthin e kundërshtareve.

Kështu ndodhi edhe në takimin e sotëm ku skuadra e drejtuar nga Paulo Tramexani mposhti 1-2 Young Boys.

Egzijan Alioski Goal HD – Young Boys 0 – 1… by GoalReplay
Alioski kaloi në avantazh Luganon që në minutën e 6 pas një asisti të Sadikut, ndërkohë që sulmuesi i kombëtares shqiptare dyfishoi shifrat në të 54-tën. Goli i sotëm ishte i 15-i për Alioskin, ndërsa Sadiku gjeti rrjetën për herë të 7 në kampionat.

Armando Sadiku Goal HD – BSC Young Boys 0-2 FC… by amgad-gogo
Pas kësaj fitoreje, Lugano ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke mbajtur vendin e 5-të në renditje, me vetëm 3 pikë diferencë nga Luzerna e vendit të 4-t, pozicion që kualifikohet për në Ligën e Europës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb