Nga Spanja vijnë të dhëna të rëndësishme mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos, aq më tepër kur në valle përfshihet biografi i Leo Messit. Sipas Guillem Balague, Juve ka vendosur të lirohet nga CR7, kërkojnë të gjejnë një blerës për yllin portugez në mënyrë që të kursejnë pagën e tij vjetore, 30 milion euro:

Cr7
Cr7

“Motivi që Ronaldo lidhet me një kalim të mundshëm te PSG ka të bëj me faktin se agjenti i tij, Jorge Mendes ka marrë instruksione ti gjej një skuadër të re. Ronaldo i është ofruar shumë klubeve të mëdha europiane, madje edhe Barcelonës”, shprehet biografi i Messit. Gjithnjë sipas Balague, agjenti i Ronaldos ka trokitur fillimisht në dyert e Real Madrid por ka marrë një jo të prerë nga drejtuesit e klubit spanjoll.

Ronaldo
Ronaldo

Në çdo rast është e vështirë që Juve dhe Jorge Mendes të gjejnë një blerës për Ronaldon në këtë periudhë të vështirë, për këtë arsye flitet shumë për PSG apo për klube nga Katari. Me ardhjen e Pirlos, në Torino po mendojnë për një revolucion të vërtetë, Ronaldo mund të jetë nga të sakrifikuarit më të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb