Së fundmi duket se gjithçka po sillet rreth Van Gogh. Edhe pse vdekja e artistit shënjon më shumë se 100 vite më parë, shumica e njerëzve shfaqin ende interes mbi jetën e një prej personazheve më bizarë e të talentuar të botës. Duke u bazuar në një fenomen të tillë, krijimi më i fundit lidhet me biografinë e Van Gogh të paraqitur në një film të animuar, aspak të zakontë.

I titulluar “Të duash Vincent”(Loving Vincent), kjo vepër mendohet të cilësohet si filmi i parë i gjatë i animuar i punuar vetëm me piktura. Një prodhim i” BreakThru Films”, zgjedhja për realizimin e biografisë së piktorit nuk i është besuar pa arsye kësaj shtëpie produksioni, për aq kohë sa kjo e fundit ka fituar deri më tani një çmim Oscar për “Peter and the Wolf”.

Në filmin mbi Van Gogh do të trajtohet jeta e artistit, duke u bazuar në dorëshkrimet që ai ka lënë nga pas. Siҫ e theksuam dhe më lart, nuk po flasim për një animim të thjeshtë, e kjo jo pa shkak. Bëhet fjalë për 56 800 piktura të punuara me dorë, realizuar me bojë vaji e natyrisht, në stilin e Van Gogh.

Janë dashur 30 piktorë e dy vite të tëra punë intensive, për të mbaruar si duhet secilin nga krijimet.

Filmi do të mbajë premierën më 22 shtator të këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: