Një sulm me bipera-bombë shkaktoi plagosjen e rreth 2800 anëtarëve dhe civilëve të Hezbollahut dhe 9 të vdekur në Liban dhe Siri. Disa burime sigurie pretedojnë se autorë të sulmit janë agjencitë izraelite të spiunazhit Mossad dhe IDF.
Grupi libanez në fillim të këtij viti urdhëroi që komunikimet të bëheshin përmes biperave, pasi udhëheqësi Hassan Nasrallah deklaroi se telefonat inteligjentë do të ishin më të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike nga forcat izraelite.
Ushtria izraelite dhe personeli i inteligjencës arriti të aksesonte 5000 bipera ‘në nivel prodhimi’ dhe të fuste një sasi të vogël eksplozivi të lartë disa muaj para se të importoheshin në Liban, sipas disa burimeve të sigurisë që folën për Reuters.
“Mossad injektoi një tabelë brenda pajisjes që ka material shpërthyes dhe aktivizohet pasi merr një kod. Është shumë e vështirë ta zbulosh atë me çdo mjet. Edhe me çdo pajisje apo skaner”, tha një burim libanez i sigurisë.
Burimi pohoi se Hezbollahu i porositi biperat te një kompani tajvaneze e quajtur Gold Apollo, por drejtuesit atje thanë se pajisjet në fakt ishin prodhuar dhe shitur me licencë nga BAC Consulting në Budapest, Hungari.
Elijah J. Magnier, një analist i lartë i rrezikut politik me bazë në Bruksel, më vonë tha se foli me anëtarët e Hezbollahut, të cilët kishin ekzaminuar biperat që nuk shpërthyen.
Biperat merrnin një mesazh të koduar, i cili dërgohej te të gjitha pajisjet, dhe ato vibronin dhe lëshonin sinjal për rreth 10 sekonda.
Kur përdoruesi shtypi butonin e biperit për të anuluar alarmin, eksplozivi shpërtheu. Kjo metodë duket se ishte zgjedhur që mbajtësi i biperit ta mbante atë në duar për të shkaktuar dëme maksimale.
Një zyrtar amerikan i sigurisë tha sot se sulmi ishte planifikuar për një datë të mëvonshme si pjesë e një ‘ofensive gjithëpërfshirëse’ kundër Hezbollahut, por Izraeli zgjodhi të shpërthejë pajisjet herët mes shqetësimeve se grupi libanez ishte vënë në dijeni për planin.
“Ishte një moment përdorimi ose humbja e tij”, tha burimi për Axios në kushte anonimiteti.