Haxhire Gurakuqi, nëna e vetmuar në strehën e të moshuarve i bën thirrje të birit t’i ktheje sytë nga ajo. Konfliktet në familje bënë që Haxhireja të siguronte vetë qiranë, ushqimet e nevojat bazike për 20 vite, ndërsa para 1 viti e më shumë trokiti në derën e një institucioni privat  për të moshuar për të kaluar vitet që i kanë mbetur.

Nuk dëshiron të japë shumë detaje, por me fjali të shkurtra thotë se jeta është një luftë e pafituar dhe shpreson që i biri një ditë ta takojë. Gjatë intervistës për emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula, Haxhireja thotë se e fal djalin që e ka rritur e vetme që 7 vjeç. Haxhirenë e lamë me kokën nga dera e shpresën se do e shohë qoftë e dhe një herë të vetme të birin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb