Një gjykatë në Birmani ka dënuar ish-lideren Aung San Suu Kyi me katër vite të tjera burg për importimin ilegal të radio-marrëseve, në një proces gjyqësor, për të cilin rrezikon dekada vite burgim. Suu Kyi, e cila ndodhet në arrest shtëpie pas grushtit të shtetit të shkurtit 2021, u shpall fajtore. Ajo tashmë ishte dënuar me katër vjet burg për shkelje të kufizimeve të koronavirusit, një dënim i reduktuar në dy vjet.

Që kur ushtria mori pushtetin, disa procedime gjyqësore janë nisur kundër 76-vjeçares, fituese të çmimit Nobel për Paqe. Nëse shpallet fajtore për të gjitha akuzat, ajo mund të dënohet me më shumë se 100 vjet burg. Mbështetësit dhe analistët e pavarur të Suu Kyi-t, argumentojnë se akuzat kundër saj janë artificiale, të krijuara vetëm për të legjitimuar marrjen e pushtetit nga ushtria dhe për të parandaluar kthimin e saj në politikë.

Së bashku me dënimin që ajo ka për importim të paligjshëm të radio-marrëseve, Suu Kyi u dënua gjithashtu sipas Aktit të Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore për gjoja shkelje të rregullave të koronavirusit gjatë fushatës zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb