Birra e së ardhmes do të ketë më pak ndikim në mjedis dhe do të jetë më fitimprurëse për kultivuesit që furnizojnë numrin një përbërës të saj: thekrën.

Dhe mbi të gjitha kjo thekër do të jetë italiane, ndërkohë që tani 97% e thekrës së përdorur nga birraritë kombëtare, importohen.

Këto blerje në tre varietete arrijnë një vlerë totale të vlerësuar në 300 milionë euro në vit.

Në Terracinë, në jug të Lazios, një grup të rinjsh të diplomuar në inxhinieri dhe kërkime bujqësore kanë filluar një eksperiment hidroponik (jashtë tokës) të thekrës.

“Një kulture që nuk kërkon tokë, sepse bima rritet katër herë më shumë në substratin e vet dhe na lejon të prodhojmë katër herë më shumë duke e përgjysmuar konsumin e ujit’’, shpjegojnë inxhinierët.

Të korrurat do të jenë dy herë në vit duke siguruar një përfitim më të madh edhe për zinxhirin e furnizimit bujqësor.

“Ne po kërkojmë gjithashtu partnerë për Afrikën që ka zona me klimë ideale për kulturën hidrolupol. Për zhvillimin e kultivimit nuk kemi nevojë për dimër sepse temperaturat atje janë nga 14 në 30 gradë”, përfundojnë ata./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: