Këtë sezon, Korça ka prezantuar krenarisht birrën e saj më të re, GOLD by Korça, e cila po pushton shijet e vendasve dhe turistëve. E prodhuar me përkushtim nga Birra Korça, GOLD është përzgjedhja e artë për ata që kërkojnë freskinë dhe cilësinë më të lartë. Me një shije të pasur dhe të rafinuar, ajo është krijuar për të ofruar një përvojë unike, duke u bërë birra më e mirë për t’u shijuar në çdo rast.

 

Në videon shoqëruese, turistët që vizitojnë Korçën dhe pjesë të tjera të Shqipërisë tregojnë për eksperiencat e tyre pozitive me këtë birrë të veçantë.

Ata e vlerësojnë GOLD-in si një ndër birrat më të mira shqiptare, duke theksuar freskinë dhe aromën e saj të këndshme. Shumë prej tyre kanë pohuar se e konsiderojnë tashmë si zgjedhjen e tyre të preferuar gjatë udhëtimit në Shqipëri.

GOLD by Korça sjell më të mirën nga tradita e gjatë e birrës në Korçë dhe është një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë diçka të re dhe autentike. Një birrë që shkëlqen jo vetëm për ngjyrën e saj të artë, por edhe për vlerësimet që po merr nga çdo cep i Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb