Birra Korça, pija lider në tregun shqiptar zgjeron kufijtë e saj edhe në Kosovë ne muajin e flamurit, duke bere edhe me shume bashke shqiptaret e 2 vendeve. Kapërcimi i kufijve është një bashkëpunim mes kompanisë se Birrës Korça dhe asaj qe tregton prodhime vendase ne Kosove, Verteks.

Ky bashkëpunim synon qe te plotësohet kërkesa e të gjithë shqiptarëve të Kosovës të cilët te familjarizuar me birrën e parë shqiptare, Birrën Korça gjatë vizitave të tyre në Shqipëri kërkojnë qe ta kenë ne përditshmërinë e tyre shijen unike te kësaj pije.

“Falë marrëveshje afatgjate me kompaninë kosovare VERTEX Birra Korça po hyn në këtë muaj të shënuar të historisë së popullit shqiptar po hyn ne tregun Kosovar. Është një marrëveshje afatgjate që lejon Birrën Korça te hyje jo vetëm me këtë lloj asortimenti, por me të gjitha asortimentet e prodhimeve te saj”, tha Viktor Ljarja, drejtues prodhimi i Birra Korça.

Nga testimet e kryera në treg Birra Korça zë vendin e parë përsa i përket standardit te shijes dhe cilësisë ndaj po punohet për dyfishim te kapacitetit te prodhimit te saj. Një bashkëpunim suksesi dhe i frytshëm pritet të jetë ai mes fabrikës së Birrës Korça dhe kompanisë Verteks falë suksesit garantuar të birrës së parë shqiptare që ofron për konsumatorin cilësi dhe shije të veçantë.

Edhe për shkak të cilësisë që zotëron Birra Korça edhe për shkak të fuqisë së saj edhe për shkak të investimeve që do të bëhen dhe janë duke u bërë për 2-fishimin e kapacitetit të prodhimit të birrës. Kjo bën që ne të jemi të sigurt që suksesi i kësaj marrëveshje është absolutisht i garantuar dhe të zhvillohemi më tej.”, pohoi Ljarja.

Me 93 vite eksperience, një proces 100 % i certifikuar e me 3 shije unike Birra Korça, totalisht një prodhim shqiptar do jetë kryefjala e tryezave edhe në Kosovë. Birra që bashkon shqiptarët çdo vit garanton të jetë më pranë tyre kudo që ata ndodhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: