Destinacioni i radhës i turit të Birra Korça ishte në qytetin e gurtë të Gjirokastrës i cili është pa dyshim një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për nga vlerat arkitektonike, artizanale dhe historike.

Birra Korça si një vlerë e shtuar në qytetin e Gjirokastrës është produkti shqiptar që njihet dhe vlerësohet nga turistët e huaj dhe vendasit për traditën dhe cilësinë e lartë.

Ajo është e pranishme në çdo derë biznesi, bar kafe apo restorant, si shoqëruesja e parë dhe zgjedhja e vetme, për t’u degustuar dhe shijuar, në këto ditë dhe net te nxehta në qytetin e gurtë.

Me organizimin e festes ‘Korça Night’, Birra Korça bëri bashkë qindra pushues tek Pazari i vjetër i Gjirokastrës. Nën tingujt e muzikës dhe DJ-it të mirënjohur, të rinjtë kanë shijuar birrën Korça me shijet e saj bionde dhe brune.

Festa ekskluzive nga Birra Korça, do vazhdojnë të zhvillohen edhe në qytetet e tjera gjatë gjithë vazhdimit të sezonit për të promovuar konsumin e produktit 100% shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb