TIRANË

Pas periudhës së pandemisë, e cila goditi mjaft biznesin, në kryeqytet zhvillohet Panairi “Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar”. Ky panair ka mbledhur biznese të shumta, të cilat ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre për qytetarët.

Në zemër të panairit, gjendet birra ‘Korça’, birra e parë shqiptare, e njohur për konsumatorin për cilësi të lartë dhe shije të veçantë, të ruajtur me fanatizëm ndër vite, duke mbajtur të njëjtat vlera dhe karakteristika. Qytetarë të shumtë po shijojnë birrën “Korça”, e cila mirëpret të gjithë këto ditë në Sheshin Skënderbej nga data 10-14 qershor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Birra “Korça” gjendet në panair me të gjithë gamën e produkteve të saj, bjonde dhe e zezë. Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të birrës garantohet përmes një teknologjie të sofistikuar e bashkëkohore. Është ky garanti më i mirë i së tashmes dhe i së ardhmes së “Birra Korça”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për cilësinë e lartë, Birra “Korça” ka marrë vlerësimeve të shumta nga prodhues të huaj të birrës dhe specialistë të fushës dhe preferohet nga të gjithë shqipetarët, nga veriu në jug. Jeni të ftuar të vizitoni stendën e Birra “Korça”, në panairin “Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar” në Sheshin Skënderbej nga data 10-14 qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb