Panairi i produkteve shqiptare “Tirana Agro” është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në kryeqytet. Panairi i dedikohet promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone shqiptare, për të nxitur konsumatorët drejt prodhimeve vendase.

Nga njëra stendë në tjetrën, bizneset ekspozuan produktet e tyre “Made in Albania”, për 3 ditë me radhë nga data 22-24 tetor. Pjesë e panaireve është gjithmonë, birra “Korça”, birra e parë 100% shqiptare.

Në zemër të panairit gjendet stenda me birrën “Korça”, e njohur për konsumatorin për cilësi të lartë dhe shije të veçantë të ruajtur me fanatizëm ndër vite duke mbajtur të njëjtat vlera dhe karakteristika. Muzika ka shoqëruar qytetarët në Sheshin Skënderbej të cilët me Birrën “Korça” në duar kanë shijuar momente argëtimi.

Birra “Korça” gjendet në panair me të gjithë gamën e produkteve të saj bionde dhe e zezë. Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të birrës ka mbledhur në stendën e birrës “Korça” të rinj, familjarë por jo vetëm, edhe të huajt që kanë zgjedhur të kalojnë një ditë ndryshe. Birra “Korça” përfaqësuese e historisë me shije unike është birra që i përshtatet çdo moshe dhe çdo ambienti.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: