Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri një kërkesë presidentit amerikan Joe Biden në një nga bisedat e tyre të fundit telefonike për ta caktuar Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

Kërkesa e Zelensky nuk erdhi me të njëjtin nivel urgjence me të cilën ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të siguronin armë shtesë dhe ndihmë financiare, tha personi, por ai e bëri atë si pjesë e një përpjekjeje për të rritur dënimin ndërkombëtar të Rusisë, sipas CNN.

Biden nuk ofroi një angazhim të fortë ndaj kërkesës së Zelenskyt, e cila u raportua për herë të parë nga Washington Post.

Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar më parë të përjashtojnë shtimin e Rusisë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorit, e cila tani përfshin Korenë e Veriut, Sirinë, Kubën dhe Iranin.

“Nuk kam asnjë vlerësim për këtë në këtë moment. Natyrisht, ne po vazhdojmë të shikojmë veprimet në terren dhe veprimet e liderëve”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Shtimi i Rusisë do të ishte një lëvizje dramatike që do të përshkallëzonte sanksionet ekonomike dhe do të kishte efekte dytësore në vendet që ende bëjnë biznes me Moskën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb