SHKUP– Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase ka nisur hetimet në lidhje me publikimin e incizimi ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski bisedonte me një fallxhore, ndërsa merrte këshilla dhe si të sillej me shqiptarët.

Sipas mediave maqedonase, hetimi ka nisur nga Sektori për krim kompjuterik, bashkë me Prokurorinë Publike, të cilat po punojnë për identifikimin e personit që publikoi në “Youtube” videon e Gruevskit. Sakaq, MPB-ja ka kërkuar nga autoritetet e “Youtube” tërheqjen e videos dhe zbulimin e personit i cili i ka vendosur në rrjetin publik.

Deri më tani ky video material është shikuar më shumë se 100.000 herë, ndërkaq kanali “Youtube” akoma nuk i ka fshirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: