Ambasada e Ukrainës në Turqi , ka bërë me dije se takimi mes negociatorëve ukrainas dhe rusë në Stamboll ka përfunduar.

Bisedimet zgjatën rreth katër orë, përfshirë edhe pushimet e ndërmjetme.

Këshilltari i Presidentit ukrainas ka zbuluar çështjet që u diskutuan në Stamboll.

“Çështja e parë ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të Ukrainës. Vetëm me një marrëveshje të tillë përfundon lufta. Ukraina pranon statusin neutral vetëm nëse i jepen garanci”, tha Mykhailo Podolyak.

Çështja e dytë, shtoi Podolyak, “kishte të bënte me armëpushimin, në mënyrë që çdo problem humanitar të zgjidhet”.

“Dua të nënvizoj se sot kemi një tjetër problem, që është përshkallëzimi i luftës, i urrejtjes, dhunës dhe shkelja e rregullave të luftës, jo vetëm në fushë-betejë”, tha më tej këshilltari presidencial.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: