RUSI

Presidenti Vladimir Putin ka folur pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Putin tha se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në një format online dhe shpreson që bisedimet të japin një rezultat pozitiv. Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e përshkruan si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shton se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar. Putini përsëriti gjerë e gjatë justifikimin e tij për pushtimin e Ukrainës.

Por ai i tha Antonio Guterres: ”

Ne ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik”.

Putin tha se bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur një “përparim”, por ai tha se ato ishin prishur pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.

Ai pretendon se këto ishin një “provokim” dhe shtoi “ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me të”. Por ai tha se bisedimet vazhdojnë dhe ai shpreson që të arrijnë një rezultat pozitiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb