Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se Europa nuk duhet të përsërisë gabimet e kohës së Luftës së Parë Botërore.

“Europa duhet të mësojë nga gabimet e saj të së kaluarës dhe të sigurohet se asnjë palë nuk do të poshtërohet kur Rusia dhe Ukrainë të negociojnë për paqen”, ka thënë Macron.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian Macron tha se Europa po ndihmon Ukrainën, por nëse negociatat arrijnë një pikë të rëndësishme atëherë asnjëra palë të mos poshtërohet.

“Ne duhet të kemi një standard sepse e dimë që muajt dhe javët e ardhshëm do të jenë të vështirë”, tha Macron duke shtuar se BE do të vazhdojë të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb