Nesër, 29 mars pritet të zhvillohet një tjetër takim mes delegacionit rus dhe atij ukrainas në Turqi për marrëveshjen e paqes.

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë me dije se do të takohet fillimisht me delegacionet e vendeve, para nisjes së bisedimeve.

Në një komunikim për media turke , Ergodan tha se në bisedimet telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin , ka një hap pozitiv, por nuk dha më shumë detaje rreth këtyre zhvillimeve.

Ndërkohë pritet për t’u parë në vijim se di do të shkojnë bisedimet e paqes mes vendeve, ndërsa Ukraina vijon të sulmohet nga forcat ruse për më shumë se një muaj. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb