BRUKSEL-Rreth orës 3 të mëngjesit, Zyra e Federica Mogherinit ka njoftuar zyrtarisht se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë palët nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare politike por, ka pajtim për Asociacioni dhe Telekomin.

“Pas më shumë se 16 orëve të punës ne kemi arritur të finalizojmë tekstin e dy marrëveshjeve në parim, për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për zbatimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit. Marrëveshja finale politike nuk është arritur. Do të reflektojmë për hapat e ardhshëm”, ka thënë Mogherini- transmeton KTV.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: