*Cani: U arrit marrëveshja me misionin e FMN-së për financimin e 5-të dhe të 6-të të marrëveshjes

*Sejko: Ekonomia shqiptare, norma rritjeje gjatë 6-mujorit të parë

*Tuladhar: Programi ekonomik i Shqipërisë vijon të ecë sipas planit. Objektivat janë arritur

TIRANE-Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk konfirmon nëse do të ketë ndryshim të taksave në buxhetin e viti të ardhshëm duke hedhur poshtë pohimet e qeverisë për mos prekje të barrës fiskale. Në konferencën përmbyllëse të misionit 2 javor në vendin tonë shefja e re e FMN-së Anita Tuludhar nuk shprehu asnjë detaj për paketën e re fiskale duke ja deleguar deklaratat qeverisë. Ndërkohë për luftën  kundër informalitetit, FMN i  sugjeroi qeverisë të tregohet e kujdesshme dhe të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ne e kemi diskutuar së bashku me palët në vend për buxhetin e viti të ardhshëm, ajo që ne mbështesim është rritja e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet si dhe zgjerimi i bazës tatimore kjo do të shoqërohej edhe me masa të targetuara mirë në mënyrë që të kishte sa më pak shtrembërime në sistem. Në përgjithësi nuk parashikojmë ndonjë rritje të përgjithshme të tatimeve por vetëm masa të synuara siç duhet nga ana tjetër kemi diskutuar edhe për rritjen e cilësisë së shpenzimeve publike. Sa i takon hollësive do doja tja kaloja fjalën kolegëve nga vendi.”- deklaroi Tuludhar.

Në konferencën e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se bisedimet me FMN-në ishin të suksesshme pasi ajo ka vlerësuar se objektivat e programit që kishin qeveria dhe Bankë Qendrore janë arritur, duke i hapur rrugë marrjes së këstit të 5 dhe 6 të huasë.

“Në përfundim të rishikimit të 5-të dhe të 6-të të marrëveshjesh me FMN, kjo javë është e gëzueshme për ekonominë shqiptare, për financat sidomos, së pari ngjarje e gëzueshme është Eurobondi dhe ngjarja e dytë rënia dakord me FMN për ecurinë e suksesshme të financave dhe doemos për përmbylljen kur të miratohet nga bordi i FMN i marrëveshjes për fondin e 5 dhe 6 që vijon me dhënien e parave përkatëse”,- tha Cani.

Sipas tij është rëndë dakord që në 20016-në vend të deficitit të ketë suficit primar, çka sipas tij hedh poshtë të gjithë zërat vajtues, përfshi këtu edhe opozitën.

“Dy grupe investitorësh po besojnë tek ekonomia shqiptare, besuan investitorët privatë ofruan dyfishin, me nota pozitive. Them se kjo bie ndesh me zërat vajtues ose të veçantë që dita ditës mundohen të krijojnë situata të papëlqyera, t’ju themi se ekonomia ka marrë pjesën e vetë drejt lëvizjes pozitive me sukses të plotë. Buxheti 2016 do mbulojë gjithë greminën e buxheteve të qeverisë së shkuar dhe do shohë drejt pozitivitetit. Ne së bashku me FMN kemi vendosur të kemi suficit primar nga deficit kalojmë në suficit primar. Bisedimet ishin të suksesshme, së bashku me FMN ne arritëm në përfundim se objektivat e programit që kishim si qeveri dhe Bankë Qendrore janë arritur dhe i hapim rrugë marrjes së kësit të 5 dhe 6’.

Cani shtoi se “Marrëveshja e sotme me FMN bën edhe një çertifikim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, reforma që janë në fillim të tyre, mund të kenë pjesën e kostos apo dhimbjes por jemi të sigurt se shpejt do japin efektet e tyre si në degë apo në tërësi”.

BUXHETI 2016, NUK RRITEN TAKSAT, DEFICITI DO MBETET I PACENUAR
Cani tha se rritja ekonomike mbetet sipas parashikimeve, diku në nivelin 2.7% pavarësisht paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm. “Kanë ndikuar një sërë faktorësh. Në besojmë se këta faktorë do vijojnë edhe në pjesën e mbetur dhe do të ndikojnë në rritje të ekonomisë, jo vetëm për të arritur këtë objektiv por do shtrojmë shtratin edhe për rritje ekonomike më të madhe në vitin 2016. Ky vit do të mbështetet kryesisht edhe nga kërkesa e brendshme e shtuar si dhe nga një ecuri më e mirë e kreditimit, që nuk ka arritura ato parametra të dëshiruar nga qeveria apo Banka Qendrore. Buxheti i vitit 2016 nuk do të befasojë kënd për arsye se siç kemi thënë ky buxhet nuk rrit taksat, në të kundërt mund të ulë taksat në sektorë kyç, si bujqësia dhe për turizmin. Të ardhurat fiskale, ajo që është thelbësore e rakorduar me misionin e FMN-së, me BQE, është që deficiti nuk do lëvizë do mbetet i pacenuar”, deklaroi Cani.

Ministri i Financave deklaroi se të ardhurat fiskale, janë pasojë e faktorëve të jashtëm, duke sqaruar se në shtator-tetor ka rënie të çmimit të naftës dhe të mineraleve kryesore që eksportohen nga Shqipëria.
“Të ardhurat fiskale ndryshe nga ç’kërkohet më kot që të keqinterpretohen, janë pasojë kryesore e faktorëve të jashtëm. Mund t’ju përmend që ka rënie të konsiderueshme, të paparashikuara në shtator-tetor në çmimet e naftës, po kështu ka rënie të ndjeshme në çmimet e mineraleve kryesore që eksportojmë. Kemi inflacion më të ulët se ç’parashikonim në buxhetin e vitit 2015. Kemi normën e interesit më të ulur. Po kështu ka ristrukturim të ekonomik dhe rritje të prodhimit vendas. Zhvillime të dëshiruara. Këta faktorë nuk është që nuk pritet që të influencojnë tek të ardhurat, por efekti i tyre do të jetë më i butë, sepse kemi efekte pozitive kompensuese sidomos në reformën në energjetikë dhe atë kundër informalitetit”, u shpreh Cani.

Sipas tij reformat e ndërmarra si në sektorin energjetik, të pensioneve, të financave publike janë një burim i sigurt mbrojtës i buxhetit të vitit të ardhshëm. Cani ka folur edhe për hartën e rrisqeve në sektorët ekonomikë. “Harta e risqeve të sektorëve ekonomik na mundëson trajtimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

SHLYHEN BORXHET E PRAPAMBETURA NDAJ BIZNESIT
Ministri i Financave njoftoi gjithashtu se deri në fund të vitit do të shlyhen detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. “Për detyrimet e prapambetura. Ne kishim objektiv për të shlyer në 3 vite gjithë borxhet e prapambetura të lëna për 8 vite nga qeveria e shkuar. Me mbylljen e këtij viti ne mbyllim totalisht nivelin tërësor të detyrimeve të prapambetura të qeverisë së kaluar. Kemi thënë që janë 720 mln dollarë, po aq do të jenë detyrimet e shlyera në fund të këtij viti. Nga njëra anë krijuam mundësinë për likuiditet të biznesit, nga ana tjetër shlyem një detyrim ligjor. Na lind e drejta që ne të kërkojmë atë që i takon buxhetit në dobi të shtetasve”, tha ai.

Lidhur me eruobondin, Cani sqaroi se ishte një shumë e marrë për 450 mln dollarë, norma e interesit 5.75% është për 5 vite. “350 mln euro do shkojnë për zëvendësimin e eurobondit dhe 150 mln euro do të shkojnë për zëvendësim të huamarrjes në tregun e brendshëm. Pra, hapim hapësira për vitin 2016, që sistemi bankar të mund të kreditojë biznesin”, u shpreh Cani.

SEJKO: SISTEMI BANKAR NË VEND SOLID
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko informoi se ka patur bisedime intensive me misionin e FMN-së, dhe në përgjithësi është rakorduar. Sejko deklaroi se sistemi bankar i vendit mbetet solid dhe me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti.
“Ne kemi qenë të angazhuar në bisedime intensive me FMN. Bisedimet për zhvillimet ekonomike-financiare në vend duke u përpjekur për të identifikuar politikat e duhura për ecjen e vendit. Ne rakorduam me FMN për të vazhduar në rrugën e marrëveshjes. Në përgjithësi konstatoj se ndaj me FMN-në pikëpamje konvergjente. Sistemi bankar i vendit mbetet solid me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti”, theksoi ai.

Guvernatori Sejko tha ndër të tjera se inflacioni do vijojë të qëndrojë poshtë nivelit 3%, ndërsa ulet norma bazë e interesit në 1,75% për të nxitur konsumin. Sipas tij, ritmi i rritjes është ende i pamjaftueshëm, por ka përmirësim të klimës së biznesit. Sejko nënvizoi se pasiguria është arsyeja që frenon investimet. Ai më tej foli për një paketë masash për nxitjen e kreditimit dhe minimizimin e kredive me probleme.

FMN
Kryetarja e Misionit të Fondit Monetar, Anita Tuladhar u shpreh ne konferencen e perbashket ne Tirane mbi rritjen ekonomike qe parashikohet per vitin 2016, ndersa beri nje ekspoze te politikave ekonomike te ndjekura deri tani nga qeveria shqiptare.
“Sa i takon parashikimeve për zhvillimet ekonomike pritet të vazhdojë me një normë të prodhimit të brendshem bruto që pritet të arrije 2.7% dhe në vitin 2016 në masën, 3.5 e deri 3.6 përqind.
Kjo rritje ekonomike do ndikohet dhe nga një rritje e brendshme. Sa i takon inflacionit pritet të mbetet i ulët, 2.6% kjo për shkak të çmimit të ulur të cmimeve, por dhe për shkak të prodhimit të ulët të prodhimit të brendshëm.

Sa i takon politikave sic e përmendi z ministër, buxheti vitin e ardhshëm do arrijë në suficit primar por dhe në ofrimin e një hapësire për investime kapitale.

Për të arritur këtë objektiv është e nevojshme që të përmbushen detyrimet nga subjektet. Sa u takon politikave monetare, ne e mbështesim këtë politikë të Bankës së Shqipërisë dhe duhet të vazhdojë rimëkëmbjen ekonomike dhe kjo në përmbushje me mandatin që ka Banka e Shqipërisë.

Marrëdhënia për sektorin privat vazhdon të mbetet e ulët dhe kjo për shkak të nivelit të ulët të kredive dhe ekzekutimin e kontratave.

Dhe ne me kënaqësi mësuam se qeveria ka rënë në dakortësi me BSH, për zgjidhjen kredive të këqia. Sektori bankar mbetet likuid dhe i kapitalizuar mirë dhe e ka përballuar mirë krizën greke.
Marrëveshja që kemi arritur është në nivel stafi me FMN dhe do shqyrtohet nga bordi në vitin 2016.

E pyetur mbi reformat e qeverisë si ajo në pagesat e energjisë dhe kundra informalitetit në biznese, përfaqësuesja e FMN ndër të tjera theksoi se këto reforma do të ndihmojnë në përmirësimin e buxhetit dhe si përmbushje e detyrimeve që këto subjekte kanë ndaj shtetit.
“Siç e përmenda dhe më përpara, përmirësimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore nga ana e subjekteve dhe nga baza e tatueshme ne e mbështesim punën që bën qeveria në punën kundër informalitetit. Këto masa duhet të shihen si masa të drejta. Dhe këshillat që kemi dhënë janë që qeveria të ndjekë dhe cilat ka qenë praktika më e mirë nderkombëtare, por dhe që të ndihmohen tatimpaguesit që të përmbushin pagesat. Por përmbushja e pagesave nga subjektet është dhe e detyrueshme dhe jo vetën për uljen e deficitit buxhetor.
Po kështu edhe reforma energjetike. Kjo reformë ka ndihmuar në konsolidimin fiskal”.

(ma.ar/m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: