Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë përfunduar sonte bisedimet në Gjermani, pa mundur të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e luftimeve në Aleppo dhe evakuimin e civilëve dhe rebelëve nga qyteti.
Deri sa Bashar al-Assad ka vazhduar ofensivën ushtarake ndaj qytetit i përkrahur edhe nga forcat ruse, popullata civile ka kërkuar 5 ditë armëpushim për t’u tërhequr nga qyteti, por këtë e kanë kundërshtuar Rusia dhe partneri i tij, Assad.
Assad ka njoftuar sot se ka rimarrë nën kontroll Aleppon dhe fitorja në këtë qytet do t’i jap fund luftës në Siri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: