Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, gjatë një komunikimi me gazetarët sot, është pyetur edhe për nivelin e bisedimeve me grupin e Enkelejd Alibeajt, për mundësinë e një bashkimi mes demokratëve.

Ai tha se vijojnë bisedimet mes palëve, duke theksuar se qëllimi i tyre është bashkimi i demokratëve, që sipas tij, në mënyrë horizontale është realizuar, por priten zhvillime më konkrete.

“Nuk kanë munguar bisedimet, kanë qenë intensive, vazhdojmë të jemi në bisedime për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesorë të demokratëve, bashkimin e tyre. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse duam të arrijmë bashkimin e demokratëve, është realizuar në mënyrë horizontale, por duam që të jetë dhe vertikal. Këto janë bisedime që kanë marrë formë më mediatike, ku është kërkuar gjetja e një negocimi, do vijohet biseda në nivele deputetësh, por dhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë për të pasur një qëndrim për Reformën Zgjedhore”, tha ai.

Sa i përket një date konkrete për primaret, Boçi deklaroi: Jemi duke kalkuluar datën më të afërt të mundshme për primaret, në këtë rast është momenti që dhe deputetët që duan bashkimin të përfshihen në procesin e propozimeve me emra konkretë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: