Qeveria e Britanisë së Madhe harxhoi gati gjysmë milioni funta për transport në Bruksel për shkak të negociatave të Brexit-it, raportoi “the Guardian” të premten.

Gazeta i dërgoi kërkesë për Lirinë e Informacionit Departamentit tani të shfuqizuar për Largim nga Bashkimi Evropian (DExEU), që tregoi se qeveria harxhoi 464.343 funta në fluturime dhe trena në periudhën nga referundumi i vitit 2016 deri më 31 dhjetor 2019.

Ministrat e qeverisë dhe shërbyesit civilë kanë realizuar 2.241 udhëtime midis Brukselit dhe Londrës gjatë kësaj periudhe.

Marsi i vitit 2018 ka qenë muaji më i kushtueshëm, kur për të parën herë u publikua marrëveshja për largim e ish-kryeministres Theresa May dhe negociatat për zgjidhjen e çështjes me Irlandën Veriore u nxehën.

“Sigurisht se udhëtimet rreth rastit ishin të nevojshme”, tha për Guardian Sam Packer nga Aleanca e Tatimpaguesve.

“Por shkalla e kostos është qesharake, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve britanikë të vendosur përgjithmonë në Bruksel”, shtoi ai.

Ndërkaq, një zëdhënës i qeverisë tha: “Për shkak të natyrës së DExEU, ishte e nevojshme që zyrtarët të udhëtonin në Bruksel”.

Në vitin 2017, Instituti për Qeverinë vlerësoi se kostoja totale e zbatimit të Brexit-it mund të arrijë 2 miliardë funta.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb