Prodhuesi britanik i veturës sportive McLaren ka prezantuar modelin Sabre, pas të cilit qëndron departamenti i McLaren Special Operations.

Mundësohet nga një motor turbo V8 me 824 kuaj fuqi, duke e bërë motorin më të fuqishëm johibrid të McLaren.

Makina mund të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 350 km/h, duke e bërë McLaren më të shpejtë me dy vende – F1 dhe Speedtail kanë tre vende.

Kompania do të prodhojë vetëm 15 ekzemplarë, 14 prej të cilave do të jenë të disponueshme muajin e ardhshëm. Megjithëse nuk bëhet me dije çmimi i Sabre, ka të ngjarë që makina të kapë shifrën mbi 1 milion dollarë.

Përveç kësaj, McLaren Sabre është edhe vetura më e shpejtë në histori të kësaj kompanie që ndonjëherë të jetë prodhuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb