Sekuestrohen 30 kilogramë droge në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Bishani”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Aldo Tushaj, 34 vjeç, Sokol Beqiraj, 29 vjeç dhe Alban Velo, 34 vjeç, banues në Bishan të Vlorës.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip “Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjete lëndë narkotike me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: