Nga: ZONJA KATERINA

8 filxhanë çaji miell
1 ½ filxhan vaj
½ filxhan gjalpë
1 filxhan sheqer
¼ filxhan konjak
¾ filxhan lëng portokalli
1 ls lëkurë portokalli
2 lç pluhur pjekës
1 lç sodë

Për sherbetin:
2 filxhanë mjaltë
2 filxhanë sheqer
2 filxhanë ujë

Për servirje:
1 ½ filxhan arra
1 ls kanellë
½ ls karafil

Fillimisht përgatisim sherbetin. Në një tenxhere të madhe hedhim ujin dhe sheqerin dhe e lemë të marrë vale për 5 minuta. Më pas shtojmë mjaltin, e përziejmë, fikim sobën dhe e lemë sherbetin të qëndrojë sa të përgatisim biskotat.

Në një enë hedhim vajin, gjalpin, lëngun e portokallit, konjakun, sheqerin dhe cipën e portokallit. I përziejmë mirë derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të bëhet kremoze.

Në një enë tjetër kemi bashkuar miellin me sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. Hapim më pas një vrimë në qendër të miellit dhe shtojmë kremin e përgatitur me lëng portokalli. E përziejmë lehtë sa masa të njesohet. Duhet të kemi kujdes pasi brumi nuk duhet punuar shumë me duar. Bëjmë më pas forma të ndryshme biskotash dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje.

I vendosim biskotat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 175 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi biskotat të jenë pjekur i nxjerrim nga furra dhe ashtu të ngrohta i sherbetosim. I lemë për 10 minuta të sherbetosen nga njëra anë dhe më pas i kthejmë nga ana tjetër.

Thërrmojmë arrat dhe i përziejmë me pak kanellë dhe karafil. I vendosim biskotat e sherbetosura në një pjatancë dhe i spërkasim me arrat me kanellë dhe karafil.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb