Përbërësit

150 gr gjalpë
170 gr miell
150 gr sheqer
150 gr tëshërë të imët
50 gr arra
2 banane të pjekura
1 vezë
1 lugë kanellë
1 lugë pluhur pjekës
1 lugë vanilje
Pak kripë

Përgatitja

Rrahim sheqerin me gjalpin dhe shtojmë vezët po duke rrahur. Shtojmë edhe bananet e shtypura me pirun. Miellin e bashkojmë me kanellën, kripën, vaniljen dhe pluhurin pjekës. Ia shtojmë masës me gjalpë dhe e trazojmë. Shtojmë tërshërën dhe arrat dhe formojmë brumin e biskotave.
Me anën e një luge akulloreje i hedhim në tavë mbi letër pjekje dhe i pjekim në 190 gradë për 10-15 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb