Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr gjalpë
200 gr sheqer
2 vezë
280 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
Majë gishtash kripë
Një dorë me çokollata me ngjyra

Përgatitja
Rrahim gjalpin që është në temperaturë ambjenti me sheqerin. Sapo bëhen shkumë, shtojmë 2 vezët. Më pas shtojmë miellin me pluhurin pjekës si dhë kripën dhe i ngjeshim.
Shtojmë çokollatat dhe u japim formë të rrumbullaktë biskotave. I lëmë në frigorifer për disa orë dhe i pjekim në 180 gradë për 15 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: