Recete nga znj Eneida
Përbërësit

100 gr. gjalp i tretur
4 lugë gjelle sheqer kaf
2 lugë mjalt
Pakëz kripë
2 filxhanë çaji tërshërë
1/2 filxhan bajame
1/2 filxhan fara luledielli
1/2 filxhan arrë kokosi
2 lugë fruta të thata

Përgatitja
Vendosim në zjarr mjaltin bashkë me sheqerin dhe gjalpin dhe i lëmë deri sa të shkrijnë. Aty shtojmë gjithë përbërësit dhe krijojmë një masë. E kalojmë në një letër pjekje duke i dhene trashësinë që duam, e lëmë të ftohet pak dhe e presim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: