Recete nga znj Eneida
Përbërësit

100 ml. vaj ulliri
150 gr. sheqer
100 gr. mjalt
1 lugë pluhur pjekës
1/2 lugë kanellë
Lëkurën e një portokalli
400 gr. miell
150 gr. bajame
150 gr. sheqer
1 lugë gjelle gjalp
Përgatitja

Hedhim sheqerin në një tigan dhe e lëmë të shkrijë. Shtojmë bajamet dhe gjalpin dhe i trazojmë. E lëmë të ftohet karamelen. Më pas e kalojmë në mikser për ta copëzuae ose e thyejmë në havan.
Rrahim sheqerin me gjalpin, shtojmë mjaltin, miellin, pluhurin pjekës, kanellën dhe lëkurën e portokallit. Ngjeshim brumin dhe formojmë toptha të vegjël. I kalojmë mbi bajamet e thërrmuara dhe i shtypim me dorë që bajamet të futen në brumë.
I pjekim me 200 gradë për 20 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: