Nga: ZONJA KATERINA

450-500 gr miell
2 fç sheqer
2 fç vaj
2 vezë
1 lç sodë buke ose 1 zarf pluhur pjekës

Sherbeti:
2 fç sheqer
3 fç ujë
1 fetë limon
Lëkurë limoni / portokalli

Vendosim sherbetin në zjarr për 10 minuta dhe më pas e lemë të ftohet.

Në një ene hedhim 2 kokrra vezë, 2 filxhanë sheqer dhe i përziejmë me rrahëse dore për 3-4 minuta derisa masa të bëhet kremoze. Shtojmë më pas vajin dhe vazhdojmë trazimin për 2-3 minuta të tjera. Hedhim miellin (e situr me pluhurin pjekës) pak nga pak dhe e punojmë brumin derisa të na realizohet një brumë i butë që të mos ngjisë në duar.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim biskotat rrumbullake sa një kokërr mandarine. Biskotat i vendosim të barazlarguara nga njëra-tjetra dhe në fund i shtypim nga lart me fundin e një filxhani duke krijuar një rreth të hollë. Në qendër bëjmë një vrimë të vogël për dekor dhe i vendosim biskotat të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

I lemë biskotat të ftohen pak dhe i sherbetosim me sherbetin e vakët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb