Recete nga znj Eneida
Përbërësit
170 gr tahini
140 gr sheqer kaf
90 ml lëng portokalli
2 lugë mjaltë
210 gr miell
100 gr lajthi
2 lugë pluhur pjekës
Lëkurën e një portokalli
3-4 lugë susam
Përgatitja

Rrahim lëngun e portokallit me tahinin, mjaltin dhe sheqerin dhe shtojmë lajthitë, miellin, lëkurën e limonit dhe pluhurin pjekës. Formojmë biskotat, i kalojmë mbi susam dhe i vendosim në tavë. I pjekim në 190 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb