Nga: ZONJA KATERINA

300 gr tërshërë, 80 gr sheqer ose mjaltë, 150 gr fruta të thata të ndryshme, ½ gotë qumësht, 1 lugë kanellë, 1 bustinë vanilje
1 bustinë pluhur pjekës, 1 kokërr mollë, 20 gr gjalpë

Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe i përziejmë mirë duke realizuar një brumë të lidhur. Formojmë më pas forma rrumbullake ose forma sipas dëshirës për biskotat dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine të lyer me pak gjalpë. I vendosim biskotat në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 10-15 minuta.
(er.cu/vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: