Nga Zonja Katerina
Përbërësit

100 gr miell, 100 gr tërshërë, 1 lç pluhur pjekës, 70 sheqer kaf, 100 gr gjalpë / margarinë, 3 lgj qumësht, 1 lç fara koriandër
Cipa e 1 limoni, Pak kripë.

Përgatitja

Grijmë tërshërën në blender dhe më pas bashkojmë të gjithë përbërësit duke realizuar një brumë biskotash të cilin e lemë në frigorifer të qendrojë për 15 minuta. Më pas realizojmë biskota në forma rrumbullake dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. I vendosim biskotat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

(da.xha/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb