Recete nga znj Eneida
Përbërësit

350 gr gjalpë
250 gr sheqer
3 vezë
1 lugë çaji mahlepi
Lëkurën e një portokalli
2 lugë çaji pluhur pjekës
900 gr – 1 kg miell
1 e verdhë veze dhe 1 lugë qumësht

Përgatitja
Rrahim gjalpin në temperaturë ambienti me sheqerin. Pasi jane bërë shkumë, shtojmë vezët një e nga një dhe lëkurën e portokallit. Tek mielli shtojmë mahlepin si dhe pluhurin pjekës. Shtojmë me ngadalë miellin tek masa derisa të formojmë brumin. U japim formën e gërshetit dysh dhe i vendosim në tavë. I lyejmë nga lart me të verdhën e vezës me qumësht dhe i pjekim në 190 gradë. Mund t’i spërkasim me susam sipas dëshirës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: