Trazirat e dhunshme që kanë përfshirë Kazakistanin u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit, që u reflektuan edhe tek produkte të tjera.

Por pas ndezjes së situatës ka një shkak edhe më të largët, shkruan “Corriere della Sera”.

Sipas medias italiane, ai është zbarkimi në shtetin ish-sovjetik i dhjetëra mijëra kompanive që trajtojnë kriptovalutat.

Aktivitetet në Bitcoin kanë ndikim të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë ndikuar në rritjen e çmimit të hidrokarbureve.

“Corriere della Sera” shkruan se probleme analoge po përjetojnë edhe Kosova e Irani, të cilat kanë pezulluar të gjitha transaksionet në Bitcoin pas problemeve me energjinë elektrike.

Policia në Kosovë ka konfiskuar mbi 300 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, kryesisht në veri të vendit, ku nuk paguhet elektriciteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb