Bitcoini e ka kaluar barrierën e 20 mijë dollarëshit për herë të parë të mërkurën, pas rritjes së interesimit institucional dhe të korporatave, njofton agjencia Reuters.

Një Bitcoin ka arritur vlerën e 20.800 dollarë sot, duke e kaluar shifrën e 20.675 dollarëve që kishte qenë më herët. Është rritur për më tepër se 170 për qind këtë vit, përcjell Albinfo.ch.

Monedhat më të vogla si Etherumi e Ripple (XRP), që shpesh lëvizin në tandem me Bitcoinin, janë rritur për 5.4 për qind përkatësisht 8.1 për qind.

“Shumë nga klientët tanë kanë pritur që të kalojë shifrën e 20 mijë dollarëve një Bitcoin duke marrë parasysh lajmet e fundit nga lojtarët e mëdhenj institucional si SGX dhe MassMutual që haptazi kanë reklamuar Bitcoinin”, ka thënë Scott Freeman, bashkëthemues i firmës së tregtisë JST Capital

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: