Deputeti Gazment Bardhi në emisionin Open në News24, komentoi statusin e tij lidhur me denoncimin e bërë në Facebook për kolegun tij për të cilin theksoi se mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vilet 760 mijë euroshe.

I pyetur se kush është emri i personit në fjalë, Bardhi nuk ka preferuar të flasë me emra konkretë, ndërsa tha se është një person që ka qenë ministër dhe se ka marrë tendera dhe ka biznese me Ramën.

Vila e pajustifikuar?

Bardhi: Unë kam shtruar një pyetje, jo akuzë, ju nxis të verifikoni shitblerjen për të verifikuar se për kë politikan bëhet fjalë. Ndryshe nga një pjesë brenda PD, unë nuk e kam betejën brenda PD. Organet po i nxis të hyjnë dhe të hetojnë të mbledhin fakte. Unë s’kam përgjegjësi ëpr të bërë luftë brenda paritsë. Ka qenë ministër…

Loja luhet mes Flamur Nokës, Sheut , Spahos dhe Bujar Leskaj, u ngushtua loja?

Bardhi: Është një qëndrim për të treguar njerëzit që janë peng i Regjimit të Ramës dhe që bërtasin jeni peng vetëm se ne mendojmë se Berisha nuk është e ardhmja e PD. E kam thënë se nëse duan të bëjnë diskutim se kush është i shitur te Edi Rama jam i gatshëm ta bëjë  këtë diskutim drejtpërdrejt. Unë skam as HEC-e, nuk kam lekë për të fshehur nuk bëj biznes të Rama. Detyra ime është të denoncoj .

Nëse nuk është shantazh thuaj emrin?

Bardhi: Nuk është shantazh. Ai dhe pjesa dërrmuese që janë si ai janë peng te Rama sepse kane biznese me Ramën, kanë  marrë HEC-e , kanë fshehur para, marrin tendera me kompani të miqve të tyre tek qeveria e Edi Ramës. Me çfarë më ka blerë mua Rama?

Kjo nuk është personale?

Bardhi: Kjo është patjetër personale.

Sulo: Është në dëm tuajin kjo që ju flisni dhe nuk thoni emrin.
Bardhi: S’ka rëndësi. Unë nuk tallem. Nuk është shantazh. S’bëj shatanzh. Kam një parim, që nëse duam të ndihmojmë demokratët për të kuptuar se kush është i shitur, janë i gatshëm që ta bëjë këtë bisedë edhe përballë kolegëve të mi.

Vasili: E ke bërë.. Pse e bërë?
Bardhi: Se kam bërë. Ajo që kam bërë është se kushdo që lëshon gojën me shpifje ndaj secilit që mendon ndryshe nga Berisha, do kuptoj të se peng janë të tjerë. Kësaj ftese timen publike, t’i përgjigjet pjesa tjetër. Po ftoj secilin prej kolegëve. Dëgjoj kolegë që thonë; Enkelejd Alibeaj është peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, nëse duam të bëjmë një diskutim, eja mblidhemi në grupin parlamentar dhe jam i gatshëm, jo vetëm për Vilën, por për Hec-in, për traun, që t’i shoh kolegët me sy, para kamerave. Dua të them diçka, të jem i sinqertë me secilin. Kolegët që po luftonte për bashkimin e PD, që i kanë qëndruar besnik dhe me kosto personale. S’kanë asnjë shkak dhe arsye për të qenë të shtypur.

Nga ana tjetër analisti Enton Abilekaj, ndërsa komentoi procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, tha se është e pafalshme që opozita kërkon njohjen nga kryeministri Edi Rama.

Analisti theksoi se janë bërë të njëjtat gabime dhe se do të duhet që opozita të tregohet më e përgjegjshme.

“PD ka hyrë me vullnet të plotë jo vetëm grupi i përfaqësuar nga Bardhi, kjo është zgjidhja për opozitën , ti marrë Ramës njohjen. Ky është problemi i kësaj opozite që e çon te Rama njohjen. E çojnë tek kundërshtari politik. Opozita ka hyrë vetëm që të marrë njohjen e Ramës, kjo është e pafalshme,. Në vend të ritkthehen dhe të bëhen opozitë e përgjegjshme, janë në këtë situatë. Grupi tjetër bën të njëjtën gabime, kërkon të heqë Berishën. Pse? Sepse e kërkon Ambasada Amerikane, por duhet të kujtojmë se në zgjedhje votojnë njerëzit. Duhet gjetur një kohezion.”, tha Abilekaj.

Ndër të tjera Abilekaj se problemi është që ndarja të mos jetë përjashtuese.

“Dallimi i vetëm është a duhet të jetë apo jo Berisha se ka non-grata. Problemi është se nuk duhet të jetë përjashtues”, u shpreh ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Arion Sulo: Bardhi dhe Alibeaj i mbahen regjistrimit në parlament, por përse? Nga buron legjitimiteti i zotit Alibeaj?

Bardhi: Është zgjedhur nga Grupi.

Arion Sulo: Berisha ka vullnetin e bazës , anëtarësisë.

Bardhi: Nuk ka një votim të anëtarësisë se si do të zgjidhet Presidenti i Republikës,. I vetmi institucion i PD i gjithë-pranuar është Grupi Parlamentar. 6 marsi tregoi që kemi

Arion Sulo: 6 marsi tregoi që ka shumicë Rithemelimi.

Bardhi: Nëse shumica e Grupit vendos që nuk duhet të jetë Alibeaj, patjetër që dëgjohet, por nuk mund të ndodhë që 14 anëtarë t’i thotë Grupit mos diskutoni se vendimet do t’i marrim ne. PD nuk do të duhet të bëhet buzëkuq i mazhorancës. Berisha ka dy qëndrime dhe ndaj them se do duhet të diskutojmë.

Më tej gjatë bisedës në studio Bardhi tha se retorika e ish-kryeministrit Sali Berisha ka tejkaluar çdo limit.

“Retorika e zotit Berisha në disa raste ka kaluar çdo vijë të kuqe dhe është në kufijtë e dëmit të parikuperueshëm të PD. Bashës i kërkuam që në interes të PD të jepte dorëheqjen dhe të bënte një hap pas”, tha më tej Bardhi.

Për çfarë shkohet në 22 maj?

Bardhi: Pas 22 majit shkohet në një akt tjetër që thellon përçarjen e PD. Më thoni tani se kujt i intereson përçarja e PD. Sa kohë është vijim i një akti të njëanshëm sigurisht unë nuk e njoh. Nëse Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë është në përgjegjësinë tonë të bëjmë atë që i kërkuam Berishës.

Si zgjidhjet çështja e kryetarit

Bardhi: Me votë të anëtarëve të PD, në një proces që në gjykimin tim do të duhet të jetë i përbashkët.

A do të rikthehet Basha për të kandiduar?

Bardhi: Kjo është një çështje që duhet pyetur zoti Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: