FIER– Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit bizneset e vogla kanë mbyllur qepenat për 1 orë në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH.

Bizneset në lagjen “Kryengritja e Fierit’ në qytetin e Fierit kanë mbyllur qepenat nga ora 11:00 deri në 12:00. Tregtarët shprehen se e kanë të vështirë të jetojnë në Shqipëri duke ngritur taksat. Sipas tyre me skemën e re, më shumë fiton shteti se ata.

“Këtu në Shqipëri është shumë e vështirë për të jetuar duke ngritur taksat. Është gjynah që të punosh sepse me shume i jep shtetit sesa fiton vetë”- thonë tregtarët.

Në qytetin bregdetar të Durrësit, tregtarët e tregut Industrial i janë bashkuar protestës duke ulur qepenat përreth 60 minuta. Tregtarët thonë se shteti po i rrjep lëkurën dhe kanë bërë thirrje për të rrëzuar këtë qeveri.
20180410-112245
“Situata është në gjendjen më të keqe që ka qenë ndonjëherë dhe me skemën e re të TVSH është e papërballueshme. Shpenzimet janë të mëdha dhe nuk e përballojmë. Ne nuk kemi taksa të hamë bukë, këta vendosin taksa prej 40%. Po na rrjepin lëkurën. Të ngrihemi veri dhe jug që të përmbysim këtë qeveri”- shprehen tregtarët.

Ndërkohë në Korçë janë 120 biznese që kanë ulur qepenat në shenjë protste, ndërsa në Berat rreth 100 biznese.

“Nuk e përballojmë futjen e TVSH për bizneset e vogla. Futja e TVSH do ketë ose rritje të çmimi, ose do falimentojmë”- thonë tregtarët në Korçë.

Edhe në tregun industrial të Shkodrës janë rreth 300 biznese që kanë ulur qepenat në shenjë proteste kundrës taksave dhe përfshirjes në skemën e TVSH.

“Jemi në prag falimentimi edhe pa vendosur skemën e TVSH. Kohët e fundit ka një rënie të fuqisë blerëse”- thonë tregtarët në Shkodër.

20180410-112317

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: