TIRANE

Dyqanet që tregtojnë veshje, tekstile, këpucë dhe lule janë rihapur prej më shumë se 40 ditësh qe kishin ulur qepenat. Një kategori e tërë biznesesh filluan këtë të hënë të ushtrojnë aktivitetin, por mungesa e klientëve binte në sy.

“Dita e parë e hapjes se bizneseve ende nuk ka klientë. Mbase frika nuk ka ikur akoma. Mbase situata e brishte ekonomike i ka stepur njerëzit të cilët kursejnë sa te munden sepse ende nuk e dine si do te shkoje e gjitha kjo…”

“E keqja filloi por nuk dihet sesi do shkojë, qytetari nuk e ndjen akoma se janë hapur bizneset, se nuk e kupton, janë dhënë komunikime por jo të qarta, edhe është i frikësuar. Është i shtrënguar se do prishi sot 2 lekë që të ketë edhe nesër dy lekë. Kjo gjendje te detyron të kursesh të shtrëngon duhet jesh i ekuilibruar në jetë”,-shprehet një qytetar.

“Patjetër i ka stepur edhe mua po të më pyesësh nuk e kthej kokën ne asnjë lloj dyqani por vetëm ja kam blerë ushqime”,-shprehet një tjetër qytetare.
Kategoria tjetër që ka rifilluar punën sot pas 40 ditesh eshte edhe shërbimi taksi. Taksistet thone se nuk e kane përfituar deri me sot pagën e luftës ndërsa transportin e vetem nje pasagjeri ne mjet e shikojne si kufizim te madh

Ora shënon 10.00 por pune nuk kanë pasur. “Ende nuk kam nisur punën, nuk kemi parë lëvizje deri tani”,-shprehet një taksist në rrugën “Myslym Shyri”.
“ Unë kam dalë që në 6.40 sot ende nuk e kam nis punën, punë nuk ka njerëzit nuk hipin, dy veta nuk i fusim dot, se vetëm një lejohet. Vështirë është. Një muaj. dy muaj kështu është sa të stabilizohet gjendja si gjithë të tjeret ca do bëjmë”,-shprehet një tjetër taksist.

Të pyëtur nësë e kanë përfituar pagën e e luftës, ata përgjigjen:
“Nuk e kam marrë ende pagën e luftës, kam aplikuar, deri tani nuk e kam marrë pagën e luftës, do t’i marrim thonë”,-thotë një taksist.
“Ende nuk e kam marrë, jemi interesuar nuk ka dalë, tani kemi edhe taksat ne prill, po nuk morëm pagën nga do t’i gjejmë, po nuk pagove taksat nuk të lëne”, thotë taksist tjetër.

Ndryshe nga pesimizimi i taksisteve, Edlira e cila ka nje dyqan lulesh mezi ka pritur të hapë biznesin e saj. Herën e fundit para se t’i vinte kyçin dyqanit, gjithë lulet që kishin mbetur pa shitur ua dhuroi kalimtareve për mos t’i hedhur në kazanët e mbeturinave.

“Kur mbyllem dyqanin 40 dite me parë, patëm goxha dëm. U hodhën lulet por edhe falem gjthë ato lule, ua dhuruam kalimtareve, se na erdhi keq, nuk donim t’i hidhnim”

Thotë se e ka përfituar pagën e luftës dhe se qytetaret qysh sot kanë blerë lule.
“E kemi pritur me padurim hapjen e dyqanit, kemi ardhur me shumë qejf kemi rregulluar lulet, nuk është thjesht një biznes qe i vëmë kyçin dhe e gjejmë përsëri mallin, ne e kemi perfituar edhe pagën e luftës, unë dhe dy shitëset e tjera. Qytetarët kanë blerë sot lule, mezi kanë pritur se duan të rregullojnë ballkonet e tyre. E lame dyqanin në dimër dhe po e hapim ne pranverë qytetaret nuk kanë pasur mundesi ku t’i merrnin lulet për pranverën këto ditë”.

Sot filloi lehtësimi i masave kufizuese dhe veç listës se bizneseve që rihapen dyert u zgjat edhe orari në 120 minuta për të bërë pazar apo marrë shërbime të ndryshme. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmeruar se mosrespektimi i rregullave të vendosura mund te çoje në një rritje të numrit të të infektuarve, pasojat e së ciles eshte edhe mundësia për rikthimin e një karantine te plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb