TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se bizneset rrezikojnë falimentimin, shoqëruar me papunësi masive e shpopullim të vendit, por qeveria sipas tij nuk merr asnjë masë mbështetëse.

Vasili shkruan se biznesi është në darën e halleve të mëdha dhe njëpasnjëshme duke kujtuar rritjen e çmimit të energjisë. .

“Biznesi digjet Qeveria krihet!
Biznesi ne darën e halleve te mëdha dhe njepasnjeshme.
Rritja e çmimit te energjisë rrezikon falimentime ne mase te bizneseve e shoqeruar me papunesi masive dhe shpopullim te vendit.
Asnjë mase mbeshtetese per bizneset dhe per te ndalur kete tragjedi shoqerore dhe ekonomike shkaterrimtare per vendin.
Nderkohe qe po kjo qeveri vazhdon te paguaje çdo dite Inceneratoret dhe ka para’ plot per kete afere gjigante mafioze.
Perfundimisht kemi nje qeveri gangsteresh armike te interesit publik dhe te qytetareve”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb