I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa i është përgjigjur akuzave të opozitës, ku kjo e fundit flet për lidhjet e socialistit me oligarkët.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ Balla iu kundërvu ashpër liderit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se ditën iu bie bizneseve të mëdha, ndërsa natën iu merr gjoba. Ai theksoi ndër të tjera, se lidhjet mes Bashës dhe oligarkëve e tregojnë bizneset familjare të tij.

“Kjo është pyetje, ose akuzë që e dëgjoj shpesh. Këto kohë nuk kam pasur mundësi që të merrem me këtë. Më vjen keq që të them se shpesh herë PD, ajo që ka mbetur nga partia e dikurshme, bie dhe është peng i një lidershipi të korruptuar në marrëdhëniet me oligarkët. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është një person që ditën iu bie bizneseve të mëdha, dhe natën iu vë gjoba. Kur të kemi kohë, kur të çlirohemi nga ky virus, do të vij në studion tuaj, bashkë me shifra dhe kontrata të biznesit familjar të Lulzim Bashës, me të gjithë oligarkët. Unë dhe PS nuk kemi bërë politikë duke goditur bizneset ditën dhe duke iu firmosur kontrata natën. U godit Rruga e Kombit dhe natën u firmos kontrata në qendër të Tiranës për 1 mijë metra katror dhe 2 mijë euro qira. Mjafton ky koncesion për të kuptuar se si funksionon Lulzim Basha”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb