Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se paketa e zgjeruar ka për qëllim të ndihmojë punonjësit e larguar nga biznesi i madh kurse për këtë të fundit thotë se lehtësimet tashmë janë bërë.

Sipas Denajt biznesi i madh që me lehtësimin e shtyrjes së kësteve të kredive dhe me garancinë sovrane pati mundësi që të orientonte likuiditetin për të mbajtur punonjësit nga puna.

Nga ana tjetër Denaj thotë se qeveria reagoi pasi pa që deri më 10 prill janë larguar 40 mijë punonjës dhe detyra e qeverisë është t’u vijë këtyre punonjësve në mbështetje me pagesë të drejtpërdrejtë 40 mijë lekë.

ANILA DENAJ: Ne nuk kemi përjashtuar riorganizimin e sektorëve të ekonomisë që pas covid- 19 duhet të ringrihen. Jemi në mes të situatës dhe lufta me pandeminë nuk është fituar ende dhe pse shifrat janë të mira, nga shëndetësia. Si nga përhapja e infeksionit edhe nga shërimet. Nuk mund të bëjmë paketa ringritje kur jemi në betejë. Situata ku ndodhemi ka përballjen me realitetin e familjeve shqiptare me të ardhura të ulëta. Janë në fokus dhe vijojnë të jenë në vëmendje të qeverisë.

GAZETARI KLODIAN TOMORRI: Paketa e dytë është një paketë më domethënëse megjithatë mund të ishin gjetur rrugë më të mira për të adresuar problemet. Nuk mund të ishin dhënë këto para për t’i mbajtur në punë bizneset punonjësit dhe jo ti nxjerrin nga borderotë. Nuk mund të gjendej një formë e tillë mbështetje për mos i nxjerrë këta njerëz nga borderotë

ANILA DENAJ: Në paketën e parë adresuam ndihmën ndaj bizneseve që u mbyllën me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Kjo e dyta është për biznesin e madh dhe në paketën e parë anonçuam edhe garancinë sovrane për biznesin e madh. Banka anonçoi edhe mospagimin e 3 muaj të kësteve të kredisë. Biznesi i madh kishte mundësi të orientonte likuiditetin e këtyre lehtësirave për të mbajtur në punë punonjësit. Në mars dhe në prill mund të jepeshin leje. Në momentin që ne hymë në zgjerimin e paketës shohim që janë 40 mijë persona që janë ç’regjistruar dhe është përgjegjësia e qeverisë që t’i ndihmojë me paketë që është pagesë e drejtpërdrejtë. Ndërkohë pagesa që i bëhet biznesit të madh, janë dy elemente që ndalojnë largimet nga puna. Ndërkohë janë 20 mijë biznese që janë mbyllur dhe janë me xhiro mbi 14 milionë lekë janë dhe bizneset e turizmit.
Në këtë zgjerim pakete biznesi i madh e ka marrë vëmendjen dhe për të ndaluar largimin. Por bëhet nga pronarët që vendosin si do të jetë situata dhe shpresoj që mos rritet papunësia dhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit nuk do të ndodhë që në maj të hapen të gjitha bizneset por është shtysë që pas majit të riorgtanizojnë aktivitetet e tyre dhe mos e mendojnë marrëdhënien me punonjësit siç është tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb