Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka deklaruar se një nga synimet e tij është që pas 14 majit të ulë koston për biznesin e vogël e të mesëm, duke e quajtur motorin ekonomik të kryeqytetit dhe atë që punëson qindra mijëra qytetarë.

i pyetur nëse paketa e tij e propozimeve është e realizueshme, Këlliçi u shpreh se për sa kohë ka para që shkojnë për inceneratorët fantazmë dhe shërbime luksi e qokash, ka para edhe për të mundësuar transportin publik falas për qytetarët.

Pjesë nga biseda në studio:

Këlliçi: Prioriteti im ulja e kostos së jetesës për qytetarët dhe ulja e tarifave për biznesin e vogël dhe atë të mesëm që është në zhdukje e sipër, ku vetëm këto subjekte janë 41 mijë, motori ekonomik i Tiranës. E kanë sot lakun në fyt për shkak të 10-fishimit të taksave që në kohën kur kryetari aktual ka marrë detyrën.

Synoj që me paken e propozimeve do zgjeroj gamën e biznesit, do ta formalizojë e do rrisë numrin e bizneseve qe do kontribuojnë në buxhetin e Tiranës.

Vasili: Kostoja e paketës së propozimeve mos është e papërballueshme e pa realizueshme.

Këlliçi: Kur ka mln euro për inceneratorë fantazmë e shërbime luksi e qokash e qejfesh si shërbime operative, ka para edhe për këto premtime, është çështje e prioritetit dhe vullnetit politik.
Në konceptim tim kryetari i bashkisë është administratori i një qyteti që mbledh taksat dhe i kthen në shërbime për qytetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: