Thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore bëri sot Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi.

Duke u referuar në fazën e përgjithshme të lehtësimit të masave, “SEPE” ka kërkuar të lejohen të kalojnë pa karantinë e para 15 qershorit  profesionistët e bizneseve anëtare të Lidhjes, në këto vende. Ndalimi i qarkullimit për shtetas grekë e të huaj që drejtojnë apo punojnë mes dy vendeve në biznese kryesisht eksportuese dëmton rëndë sektorin duke thelluar krizën e madje kërcënuar mbijetesën.

Nga ana e tij, kryeministri grek Micotakis ka theksuar sot se  përderisa ecuria e pandemisë e lejon, kufijtë tokësorë të Greqisë do të hapen gradualisht për të gjithë  turistët e lejuar, deri në 15 qershor.

SEPE i drejtohet me letër të hapur 4 ministrave të Greqisë, të Ekonomisë, Zhvillimit, Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministrit plotësues të kryeministrit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb